Si Rusia po përdor aplikacionin Max për të spiunuar qytetarët e saj?

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Gjatë 18 muajve të fundit, dhjetëra milionë rusë janë detyruar të instalojnë një aplikacion të ri në telefonat e tyre -një buton vjollcë-blu i projektuar për mesazhe dhe pagesa, i quajtur Max.

Sipas The Guardian, autoritetet e kanë reklamuar atë si një alternativë patriotike ndaj Telegram dhe WhatsApp. Personazhet e famshëm rusë e kanë promovuar atë në video repi dhe komike. Këtë verë, ai u bë aplikacioni i mesazheve më i përdorur në vend.

Studiuesit thonë se Max mund të imitojë përdoruesit dhe të fusë kod në mini-aplikacione, duke krijuar potencial për sulme kibernetike. Megjithatë, ai nuk mund të depërtojë në aplikacione si Telegram dhe WhatsApp, të cilat janë të ndaluara në Rusi.

Shumë punonjës shtetërorë, studentë, mësues e nxënës janë përballur me presion për të përdorur Max, ndërsa disa universitete e kanë bërë aplikacionin të nevojshëm për qasje në ndërtesa dhe konvikte.

Në mesin e elitës ruse, përdorimi i Max duket kryesisht formal, ndërsa Telegram dhe Signal vazhdojnë të përdoren. Max gjithashtu ende nuk e ka zëvendësuar Telegramin si burim kryesor lajmesh.

Studiuesja Roya Ensafi paralajmëroi se përhapja e shpejtë e Max në Rusi duhet të shërbejë si “alarm” për mënyrën se si qeveritë autoritare mund të kontrollojnë komunikimin digjital.

The post Si Rusia po përdor aplikacionin Max për të spiunuar qytetarët e saj? appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: