Dënimi me 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, studentët e Universitetit të Prishtinës nesër në protestë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka njoftuar organizimin e një proteste të hënën, në kundërshtim të verdiktit të Hagës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë një konference për media, përfaqësuesit e Parlamentit Studentor bënë të ditur se marshi do të nisë në orën 11:30 nga Qendra e Studentëve dhe do të vijojë drejt sheshit “Skënderbeu”.

Në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu”, është parashikuar që përfaqësues të studentëve të mbajnë fjalime dhe të përcjellin mesazhet e protestës.

Flon Kastrati, përfaqësues i Parlamentit Studentor, deklaroi se marshi synon të përcjellë një mesazh uniteti, dinjiteti dhe solidariteti.

Ai njoftoi gjithashtu se studentët kanë hartuar një memorandum me gjashtë pika, i cili do të bëhet publik pas përfundimit të marshit.

“Ky marsh është thirrje për unitet dhe e ka në qendër unitetin, si e vetmja zgjidhje deri në fjala e fundit e drejtësisë. Marshi bën thirrje për unitet, dinjitet dhe solidaritet në një moment të rëndësishëm për vendin tonë. Studentët e UP-së, së bashku me studentë nga universitetet e tjera publike dhe private, kanë përgatitur edhe një memorandum me gjashtë pika, i cili do të lexohet nga kolegët dhe do të publikohet pas përfundimit të marshit”, tha Kastrati.

 

The post Dënimi me 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, studentët e Universitetit të Prishtinës nesër në protestë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: