Deputetët britanikë kundër përdorimit të gëzofit të ariut në kapelet e rojeve të Pallatit të Buckinghamit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ushtarët me kapelat e tyre të larta me gëzof të zi dhe uniformat e kuqe të ndezura jashtë Pallatit Buckingham janë një pamje e njohur për këdo që ka vizituar Londrën.

Megjithatë, këto kapele kanë shkaktuar reagime të forta për shkak të përdorimit të gëzofit të vërtetë të ariut.

Një grup deputetësh britanikë po i kërkojnë qeverisë të ndalojë përdorimin e lëkurës së vërtetë të ariut në kapelet që mbajnë anëtarët e Gardës së Mbretit.

“Kjo praktikë është e pamundur të justifikohet dhe duhet të zëvendësohet me alternativa sintetike,” sipas deputetëve nga parti të ndryshme.

Në një letër drejtuar Ministrit të Mbrojtjes, 18 deputetë dhe një anëtar i Dhomës së Lordëve i bënë thirrje qeverisë të ndalojë përdorimin e lëkurave të arinjve dhe në vend të tyre të miratojë alternativa me lesh sintetik.

“Çështja më urgjente është se, ndërsa ky proces vazhdon, arinjtë vazhdojnë të vriten me harqe, këlyshët e tyre mbeten jetimë dhe lëkurat e tyre përdoren për të bërë mbulesa të reja koke”, shkruan ligjvënësit.

The post Deputetët britanikë kundër përdorimit të gëzofit të ariut në kapelet e rojeve të Pallatit të Buckinghamit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: