Një ndërtesë në qendër të Athinës u shemb të premten pas një shpërthimi, tha ekipi grek i emergjencës.
Mediat spekuluan se shkaku i mundshëm ishte një rrjedhje gazi që shkaktoi një shpërthim aq të fuqishëm sa u dëgjua në të gjithë kryeqytetin grek, por një hetim për shkakun është duke vazhduar.
Brigada e zjarrfikësve tha se kishte shpëtuar dy gra nga ndërtesa në Plaka, një nga lagjet më të vjetra të Athinës që tërheq miliona turistë çdo vit. Të dyja gratë janë transportuar në spital.
Në vendngjarje mbizotëroi një rrëmujë e madhe, ndërsa forca të forta policie nxituan në zonë dhe rrethuan rrugën për të garantuar sigurinë e banorëve dhe kalimtarëve.
Ndërtesat pranë vendit të shpërthimit në rrugën Lysikratous pësuan gjithashtu dëme, sipas informacionit nga Shërbimi i Zjarrfikësve.
Zjarrfikësit po punonin për të shuar një flakë që shpërtheu dhe po inspektojnë ndërtesën e shkatërruar dhe po vlerësojnë gjendjen e strukturave përreth për të përcaktuar nëse ekziston rreziku i shembjeve të mëtejshme.
The post Shpërthim i fuqishëm në Athinë, shembet një ndërtesë, lëndohen dy persona appeared first on Euronews Albania.
