Kosova ka shënuar fitore 1-0 ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri”, falë golit të Vedat Muriqit në minutën e 84-të.
“Dardanët” ishin dukshëm skuadra më kërkuese gjatë gjithë ndeshjes, duke pasur më shumë posedim dhe raste. Diferenca në goditje ishte e madhe, me Kosovën që regjistroi 22 goditje ndaj vetëm 3 të Irlandës, duke e merituar golin që erdhi në fund.
Muriqi e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 84-të dhe i dha Kosovës tri pikë të rëndësishme në startin e Ligës së Kombeve.
Pas golit të tij Muriqi festoi duke shpalosur një fanellë me mbishkrimin “Liri për Çlirimtarët”, ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së që janë gjykuar në Hagë. Muriqi e shfrytëzoi momentin e festimit për të përcjellë këtë mesazh para tifozëve në “Fadil Vokrri”.
The post Muriqi vendos ndeshjen në fund, Kosova triumfon ndaj Irlandës appeared first on Euronews Albania.
