Në ditën ndërkombëtare të 1 Majit, e njohur si Dita e Punëtorëve, Unioni i Sindikatave ka organizuar një protestë përpara Ministrisë së Ekonomisë. Qytetarët kërkojnë ngritjen e një ministrie të posaçme pune.
Drejtori i Unionit të Sindikatave të Shqipërisë, Kondi Lija deklaroi se miratimi i një institucioni të posaçëm është minimumi jetik.
“Sot nuk do të themi fjalë të bukura, por do të kërkojmë të drejtat tona, të drejtat e punëtorëve. Mblidhemi jo vetëm për të kujtuar historinë e 1 majit, por për të kërkuar të ardhmen që meritojmë. Është thirrje për drejtësi, barazi, për të drejta në punë.
Sot është rritur numri i vdekjeve në vendin e punës me 45% krahasuar me një vit më parë. Është dyfishuar numri i aksidenteve në punë. Institucionet përgjegjësve nuk bëjnë kontrolle reale. Duhet të ketë një ministri Pune, veçanërisht për punëtorët. 1 maji është protestë, jo festë. Jo vdekje në punë. Duam siguri. Duhet të miratohet në parlament minimumi jetik.”, tha ndër të tjera Kondi Lija, drejtor i Unionit të Sindikatave të Shqipërisë.
Ndërkohë një tjetër protestë po zhvillohet përpara kryeministrisë nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë.
The post Unioni i sindikatave proteston përpara ministrisë së Ekonomisë: Paga më të larta, duam siguri në punë! appeared first on GIJOTINA.
