Vllaznia B është shpallur kampione e Kategorisë së Tretë, pas fitores ndaj Albpetrol me rezultatin 4-2 në finalen e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë.
Takimi u zhbllokua në minutën e 24-t nga Papaj, ndërsa Zekaj dhe Naza në minutat 57 dhe 60 e çuan avantazhin në 3-0 për Vllaznia B.
Albpetroli reagoi në minutën e 71-të me golin e Hyskës, por Vllaznia B riktheu epërsinë e thellë me golin e katërt të shënuar nga Halili. Në fund të ndeshjes, Albpetroli shënoi sërish me Gjonin, por pa arritur të ndryshojë fatin e takimit, i cili u mbyll 4-2 për Vllaznia B.
Të dy skuadrat nga sezoni i ri do të garojnë në Kategorinë e Dytë pasi e mbyllën kampionatin në vendin e parë të tabelës së renditjes në grupet respektive.
Në përfundim të ndeshjes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut dhe medaljeve nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Envi Hicka, i dorëzoi kupën dhe medaljet ekipit kampion Vllaznia B.
The post Vllaznia B shpallet kampione e Kategorisë së Tretë, mposht Albpetrolin 4-2 appeared first on Euronews Albania.
