Mister rreth plagosjes së 15-vjeçarit në Tiranë, i mituri shkoi në shtëpi pasi u qëllua me armë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, kur një i mitur 15-vjeçar është paraqitur në spitalin e Traumës i plagosur me armë zjarri.

Sipas informacionit të raportuar nga gazetari Igli Çelmeta, policia ende nuk ka arritur të sqarojë vendin e saktë ku ka ndodhur plagosja, pasi i mituri ka shkuar në shtëpi me plagë dhe më pas është dërguar në spital nga babai i tij.

I mituri ka refuzuar të tregojë se ku ka ndodhur incidenti, duke e bërë hetimin edhe më të vështirë për forcat e policisë. Grupet hetimore janë angazhuar për të mbledhur prova dhe për të intervistuar dëshmitarët e mundshëm

The post Mister rreth plagosjes së 15-vjeçarit në Tiranë, i mituri shkoi në shtëpi pasi u qëllua me armë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *