30 deputetë të PD do protestojnë para Parlamentit Europian

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ashtu siç është njoftuar disa herë nga nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, opozita duket se ka vendosur edhe datë se kur do të shkojë të protestojë para Parlamentit Europian, në Strasburg, për përsekutimin politik që Edi Rama po i bën asja, duke siguruar hera-herës edhe heshtjet e diplomatëve europianë në Tiranë, të cilët shërbejnë si barrierë për pengimin e të vërtetës duke favorizuar kështu pushtetin e Ramës.

Syri TV mëson se me datë 23 tetor rreth 30 deputetë të opozitës do të protestojnë përpara Parlamentit Europian në Strasburg.

Kjo është e para herë në historinë e vendit, që deputetë të një force politike do të protestojnë përpara institucioneve të Parlamentit Europian.

Kujtojmë se mazhoranca ka përjashtuar 24 deputetë nga seancat plenare në e vennimin fundit, po mbahet nën arrest politik lideri i opozitës dhe kreu i PD, Sali Berisha, arrestohet në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji dhe nuk respektohen vendimit e Gjykatës Kushtetuese nga qeveria, arsye këto që kanë detyruara deputetët e opozitës të protestojnë në Strasburg.

The post 30 deputetë të PD do protestojnë para Parlamentit Europian appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *