Krerët e PD në Mirditë dhe Lezhë japin dorëheqjen, bëhen pjesë e garës për deputetë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i Partisë Demokratike në Lezhë, Gjin Gjoni, dhe homologu i tij në Mirditë, Aleksandër Lala, kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre për t’u bërë pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Gjoni, i cili e mbante postin nga prilli i vitit 2024, do të marrë pjesë në primaret brenda partisë, që pritet të zhvillohen në fillim të muajit mars. Pavarësisht dorëheqjes, ai do të vazhdojë të ketë një rol organizativ në strukturat e PD-së në Lezhë dhe do të mbështesë përgatitjet për zgjedhjet parlamentare.

Partia Demokratike në Qarkun e Lezhës ka filluar përgatitjet intensive për zgjedhjet e 11 majit, duke zhvilluar takime të shumta brenda dhe jashtë vendit, me qëllim sigurimin e një rezultati pozitiv në zgjedhjet e ardhshme.

The post Krerët e PD në Mirditë dhe Lezhë japin dorëheqjen, bëhen pjesë e garës për deputetë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *