Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një apartament në katin e dytë të një pallati në lagjen “Aqif Pasha” është përfshirë mëngjesin e sotëm nga flakët. Fillimisht zjarri ka nisur në ambientet e kuzhinës dhe më pas është përhapur në ambientet e tjera të apartamentit.
Më pas flakët kanë edhe dalë jashtë dritareve dhe ballkonit të apartamentit. Në vendngjarje kanë shkuar mjetet dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.
The post Përfshihet nga flakët banesa në katin e dytë të një pallati në Elbasan appeared first on Lapsi.al.
