Ministri Hoxha: Keqardhje për deputetët e opozitës të cilët ushtruan dhunë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka theksuar në një deklaratë për mediat se policia ditën e djeshme në protestën e opozitës në Kuvend nuk ka qenë e armatosur.

Hoxha tha se ndjen keqardhje për deputetët e opozitës që sipas tij, ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe Gardës së Republikës. Ministri duke komentuar përplasje tha se policia dhe gardistët po bënin vetëm detyrën e tyre.

Më tej shtoi se mënyra e opozitës “për të intimiduar” mazhorancën nuk është forma e duhur dhe bie ndesh me parimet e demokracisë.

“Keqardhje për deputetët e opozitës të cilët ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe Gardës që ishin atje për të kryer detyrën. E drejta e tubimit do të garantohet gjithmonë nga ana e punonjësve të policisë, ndërsa e drejta e dhunës, djegies, shkatërrimit, goditjen e punonjësve të policisë nuk do të lejojmë. Në deklaratë e policisë së shtetit të dhënë dje, është shprehur qartë se nuk ka pasur asnjë tentative të nxjerrjes së armës. Në ligjin për tubimet është shprehur rastet e përdorimit të armës së zjarrit. Forcat nuk kanë pasur armë zjarri.

Sulmi i deputetëve ndaj policisë dhe Gardës së Republikës, në prag të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nuk është i pranueshëm sepse ata janë atje për të mbrojtur institucionet kushtetuese. Forcat e Policisë së Shtetit që kanë qenë të planëzuar në shërbim, kanë qenë për të bërë detyrën. Ndjej keqardhje që forma dhe mënyra e intimidimit dhe e imponimit të kësaj mazhorance me mjete shkatërruese djegëse nuk është forma e duhur dhe bie ndesh me parimet e demokracisë.”, u shpreh ministri Hoxha.

The post Ministri Hoxha: Keqardhje për deputetët e opozitës të cilët ushtruan dhunë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *