Gjyqtarja Irena Gjoka kërkesë drejtuar SPAK-ut: Hetoni deklaratat e Argita Malltezit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjyqtarja Irena Gjoka mësohet se i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme që të hetojë vajzën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezin mbi deklaratat e saj ku ka akuzuar magjistraten se është korruptuar me 500 mijë euro.

Bëhet me dije se gjyqtarja e GJKKO-së kërkoi hetimin e Argita Malltezit nëpërmjet një relacioni të depozituar në SPAK. Gjoka është gjyqtarja që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe “arrest në burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Berisha bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi janë marrë të pandehur lidhur me dosjen e ish-kompleksit “Partizani”, ndërsa të dy ndodhen nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ata akuzohen për veprën penale “korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim”.

Biznesmenit Fatmir Bektashi, po ashtu i është komunikuar akuza “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i janë komunikuar për këtë çështje edhe Xhimi Begeja, si dhe noteres Andia Pustina, ortakë dhe persona me lidhje në veprimtari procedurash me Malltezin. Lideri i opozitë dhe dhëndri i tij e kanë cilësuar procesin si politik dhe akuzat ndaj tyre si të sajuara nga “prokurorë që janë në urdhërat politike të Edi Ramës”.

The post Gjyqtarja Irena Gjoka kërkesë drejtuar SPAK-ut: Hetoni deklaratat e Argita Malltezit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *