Detaje të reja/ Jurgis Çyrbja u kap në Durrës! Në pranga edhe një person tjetër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Të tjera detaje janë bërë të njohura lidhur me arrestimin me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja.

Burime të “Balkanweb” bëjnë me dije se Çyrbja është arrestuar mbrëmjen e sotme në Durrës. Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një person tjetër.

Ish-deputeti i PS, është arrestuar pak ditë pasi dorëzoi mandatin dhe u mor i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre”. Ai akuzohet për shpërdorim detyre në kohën kur ishte drejtues i Hipotekës së Durrësit.

Përveç kësaj akuze, Çyrbja akuzohet edhe për një çështje tjetër. Ish-deputeti ka deklaruar se lënia e mandatit nuk erdhi nga shqetësime të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin.

Çyrbja është denoncuar nga Edi Paloka vite më parë, kur ishte drejtor hipoteke në Durrës.

The post Detaje të reja/ Jurgis Çyrbja u kap në Durrës! Në pranga edhe një person tjetër appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *