Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti në aksin Rrogozhinë-Peqin.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, ku mjeti me drejtues shtetasin A. D., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen D. O.
Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjetit të cilët po marrin ndihmë mjekësore, në spitalin e Elbasanit.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
The post Aksident në Rrogozhinë-Peqin, dy të plagosur appeared first on GIJOTINA.
