Po transportonin mbi 8 kg kanabis, arrestohen dy vëllezër në Kurbin (Emrat)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dy vëllezër, të identifikuar si shtetasit Simon Vuka dhe Gezim Vuka, janë arrestuar nga policia e Kurbinit.

Dy vëllezërit 26 dhe 36 vjeç, janë kapur në flagrancë duke transportuar rreth 8.2 kg kanabis.

Sipas policisë, ata u kapën në aksin rrugor “Laç-Mamurras”, teksa transportonin drogën me qëllim shitjen.

Policia sekuestroi lëndën narkotike, shuma parash në lekë dhe në euro, si dhe dy celularë.

Njoftimi i policisë

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mbikalimi”.

Transportonin mbi 8 kg Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, arrestohen në flagrancë, në aksin rrugor “Laç-Mamurras”, 2 vëllezër.

Sekuestrohen lënda narkotike, shuma parash në lekë dhe në euro, si dhe 2 celularë.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 2 shtetas transportonin lëndë narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Mbikalimi”.

Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit Simon Vuka, 36 vjeç dhe Gezim Vuka 26 vjeç, vëllezër, të dy banues në Kurbin. Ata janë kapur në aksin rrugor “Laç-Mamurras”, teksa transportonin rreth 8.2 kg Cannabis Sativa, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

The post Po transportonin mbi 8 kg kanabis, arrestohen dy vëllezër në Kurbin (Emrat) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *