Mbyllet faza e parë e Superiores, ende pa favorit/ Skuadrat e ngjeshura në renditje

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ka përfunduar faza e parë e kampionatit “Abissnet Superiore” 2024-2025. Ndeshja e fundit e javës së 9-të ishte AF Elbasani – Partizani. Në stadiumin “Elbasan Arena” ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, por në fund sfida u mbyll në barazim 1-1. Të kuqtë kryesojnë renditjen me 16 pikë.

Skënderbeu u rikthye te fitorja, pasi mundi Bylisin në transfertë me rezultatin minimal 1-0.

Të shtunën u luajtën tre ndeshjet e tjera të javës së 9-të. Egnatia – Teuta dhe Tirana – Dinamo City u mbyllën në barazim pa gola 0-0.

Laçi u rikthye te triumfi në shtëpi. Djemtë e Francesco Moriero fituan ndaj Vllaznisë 3-1.

Deri në këtë pikë të kampionatit, ende nuk ka një favorit, ndërsa skuadrat janë ‘të ngjeshura’ në renditje.

The post Mbyllet faza e parë e Superiores, ende pa favorit/ Skuadrat e ngjeshura në renditje appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *