Ironizon Berisha: Ja më të votuarit e Partisë së Krimit në Durrës! Mungojnë edhe dy të tjerë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Arrestimi i Jurgis Çyrbjes, një nga deputetët më të votuar në Durrës nga Partia Socialiste, zbuloi edhe njëherë përmasat e manipulimit zgjedhor në vend.

Krimi i organizuar e kishte caktuar Çyrbjen në vend të sigurt në listë dhe krimi i organizuar i kishte mbledhur votat për të.

Përmasat e masakrës zgjedhore kanë qenë veçanërisht të dukshme në qarkun e Durrësit.

Në pranga deri tani kanë rënë dy nga deputetët më të votuar, Jurgis Çyrbja dhe Lefter Koka. Ndërkohë që Rrahman Rraja ka hequr dorë nga mandati. Kurse ish-kryebashkiaku Vangjush Dako u arrestua dhe po hetohet për të paktën dy dosje.

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi një fotomontazh, ku tregohen të gjithë personazhet e krimit zgjedhor në Durrës.

“Të votuarit e Partisë së Krimit në Durrës!

P.s. mungojnë dy të tjerë: Sako dhe Çela!” shkruan Berisha.

The post Ironizon Berisha: Ja më të votuarit e Partisë së Krimit në Durrës! Mungojnë edhe dy të tjerë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *