Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Dropull, në rrezik edhe shtëpitë e tjera

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një vatër zjarri e regjistruar orët e para të ditës së sotme në fshatini Derviçan, Dropull, ka djegur plotësisht një shtëpi, ndërsa flakët kanë rrezikuar edhe banesat fqinje me të. Zjarri është shfaqur rreth orës 01:37 në një banesë në të cilën për momentin nuk jetonte njeri.

Kanë qenë banorët e fshatit Derviçan të cilët të alarmuar nga flakët dhe tymi kanë njoftuar për ndihmë Shërbimin Zjarrikës.

Krahas zjarrfikësve të bashkisë Dropull në vendngjarje kanë mbëritur edhe zjarrfikësit e Gjirokastrës sepse flakët masive kishin përfshirë shtëpinë ndërsa rrezikonin të përhapeshin edhe në banesat e tjera në këtë zonë të Derviçanit.

“ U bë luftimi i flakëve me ujë të vazhdueshëm,izolimi dhe fikja e zjarrit pa lejuar depërtimin e tij në banesat pranë”, shprehen efektivët zjarrfikës.

Banesa ku u shfaq zjarri u dogj plotësisht, ndërsa u arrit të evitohej dëmtimi i shtëpive të tjera.

The post Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Dropull, në rrezik edhe shtëpitë e tjera appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *