Fiton Interi, goleadë e City-t, Liverpool kapërcen pengesën Leipzig

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Emocione të mëdha në ndeshjet e javës së 3-të të fazës së ligës në Champions.

Transferta zvicerane e Young Boys rezultoi shumë e vështirë për Interin, me ndeshjen që përfundoi 0-1, falë një goli në  fund. Manchester City nuk has aspak vështirësi ndaj Spartës së Pragës, duke fituar 5-0. Buzëqesh Liverpool që kalon 0-1 pengesën e Leipzig.

Por nuk kanë munguar as surprizat, duke filluar nga përmbysja spektakolare e Lilës ndaj Atletiko Madrid me Edon Zhegrovën protagonist. Surprizë mund të cilësohet edhe fitorja e Fejnord në tranfertë ndaj Benfikës, ashtu si edhe ajo e Dinamo Zagreb ndaj Salcburgut.

Nëse goleada e Mançester Sitit ndaj Spartës së Pragës ishte deri diku e pritshme, fitorja e thellë 4-1 e Barcelonës ndaj Bajern Mynih ka qenë shumë e vështirë për t’u parashikuar.

Barcelona triumfoi 4-1 ndaj Bayernit, në një ndeshje spektakolare. Sfida u zhbllokua që në minutën e parë, me Raphinha që dërgoi në festë katalanasit. Bavarezët u kundërpërgjigën me Kane.

Djemtë e Flick mbyllën pjesën e parë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke realizuar dy gola me Lewandowskin dhe Raphinhan. Në fillimin e pjesës së dytë, Raphinha kompletoi tripletën personale, duke mbyllur llogaritë e sfidës. Bayern mbetet në kuotën e 3 pikëve pas 3 ndeshjesh, ndërsa Barcelona shkon në kuotën e 6 të tillave.

REZULTATET 

ATLETIKO MADRID – LILË 1-3
8′ Alvarez / 61′ Zhegrova, 74′ (p), 89′ David

Goli i dytë i David (VIDEO)

Goli i David (VIDEO)

Goli i Zhegroves (VIDEO)

Goli i Albvarez (VIDEO)

BARCELONA-BAJERN MYNIH 4-1

1’, 45′, 56′ Rafinja, 37′ Levandovski / 18′ Kejn

BENFIKA-FEJNORD 1-3

66′ Akturkoglu / 12′ Ueda, 33′, 90’+2′ Milambo

MANÇESTER SITI-SPARTA PRAGË 5-0

2’ Foden, 58′, 68′ Haland, 65′ Stouns, 87 (p) Nunjes

Goli i Nunjes (VIDEO)

Goli i dytë i Haland (VIDEO)

Goli i Stouns (VIDEO)

Goli i Haland (VIDEO)

Goli i Foden (VIDEO)

LAJPCIG-LIVERPUL 0-1
27′ Nunjez

Goli i Nunjez (VIDEO)

SALCBURG-DINAMO ZAGREB 0-2
49′ Kulenoviç, 84′ Petkoviç

JANG BOJS-INTER 0-1

90’+3′ Turam

FORMACIONET ZYRTARE

Atletiko Madrid – Lilë.

gijotina.com/

The post Fiton Interi, goleadë e City-t, Liverpool kapërcen pengesën Leipzig appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *