Video/ Barcelona hakmerrte me poker ndaj Bayern: Zhergova e David përmbysin Atletico

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Hakmarrje, gola me breshëri e rezultate impresionuese në raundin e tretë të Champions League. Barcelona merr një lloj shpagimi ndaj Bayern Mynih, për 8-2 e famshëm, duke e thyer 4-1 skuadrën bavareze në Camp Nou. Raphina protagonist me një trigolësh. Manchester City nuk toleron dhe i jep një mbrëmje të hidhur shqiptarëve të Sparta Pragë, me një 5-0 pa histori. Fitore e madhe e Lille, 1-3 në Madrid ndaj Atletico. Zhegrova ndryshoi lojën e francezëve me golin e barazimit, pastaj David kompletoi përmbysjen.

YOUNG BOYS – INTER 0-1

Pas barazimit me City dhe fitores ndaj Crvena Zvezda, në raundin e tretë të Champions League Inter mposhti 0-1 Young Boys dhe kaloi në shtatë pikë në renditje. Në Bernë në pjesën e parë pati shumë baraspeshë dhe pak mundësi: nga njëra anë Sommer dhe Pavar zmbrapsën tentativat e Virginius dhe Lakomi, nga ana tjetër Von Ballmoos në vend të kësaj frenoi një kombinim brilant të dyshes Taremi-Bisseck. Në pjesën e dytë Von Ballmoos priti një penallti ndaj Arnautovic (48′), më pas një goditje me të djathtën nga Monteiro goditi shtyllën dhe në minutat e fundit Thuram (93′) befasoi zviceranët me një goditje fituese, pas një asisti të përsosur nga Dimarco.

League Stage Champions League

Atalanta 0-0 Celtic
Brest 1-1 Bayer Leverkusen
Atletico Madrid 1-3 Lille
Barcelona 4-1 Bayern Munich
Benfica 1-3 Feyenoord
Manchester City 5-0 Sparta Prague
RB Leipzig 0-1 Liverpool
RB Salzburg 0-2 Dinamo Zagreb
Young Boys 0-1 Inter

The post Video/ Barcelona hakmerrte me poker ndaj Bayern: Zhergova e David përmbysin Atletico appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *