EMRI/ Aksidenti tragjik në Lezhë, identifikohet drejtuesi i mjetit që humbi jetën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ku si pasojë humbi jetën një person.

Bëhet fjalë për shtetasin Bled Sokoli, ndërsa një 23-vjeçar mbeti i plagosur.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar.

Në aksident u përfshinë 3 automjete, konkretisht dy makina dhe një fuoristradë. Një prej mjeteve nga përplasja e fortë është përmbysur dhe ka përfunduar anash rrugës.

“Rreth orës 21:00, në aksin rrugor ‘Lezhë- Milot’, janë përplasur tre automjete.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje  drejtuesi i automjetit  tip ‘Opel’, ende i paidentifikuar.

Ndërsa  shtetasi A. R., 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip ‘Ford’ ndodhet nën kujdesit e mjekëve.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip ‘Toyota’ ndodhet në vendngjarje .

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njoftoi policia mbrëmjen e djeshme për aksidentin.

The post EMRI/ Aksidenti tragjik në Lezhë, identifikohet drejtuesi i mjetit që humbi jetën appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *