Identifikohet viktima/ I vuri tritolin ‘Kel Llumit’ në Elbasan, por vdiq vetë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kristi Balukja, është i riu 24 vjeçar që humbi jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.

Ai ka tentuar t’i verë tritol makinës së Renato Çepa, por sasia e eksplozivit i ka plasur në dorë duke i marë jetën menjëherë.

Sipas policisë Renato Çepa njihet në Elbasan dhe si “Kel Llumi”.

Ngjarja e sotme besohet se lidhet pikëris me një  konflikt të ndodhur disa kohë më parë mes Renato Çepa dhe Kristi Balukja.

Aktualisht për hetimin e kësaj ngjarje është caktuar një prokuror i gatshëm në prokurorinë e Elbasanit si dhe është ngritur një grup hetimor, për të zbardhur plotësisht dinamikën e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Renato Çepa rezulton person me precedentë penalë në fushën e lëndëve narkotike.

Po kështu 40-vjeçari rezulton i skeduar nga policia për lidhje me të ndjerin Emiljano Ramazani, i vrarë katër vite më parë si edhe me personazhe të tjera të botës së krimit.

Emiljano Ramazani ka qenë një eksponent i dalluar i krimit në qytet, që njihej për lidhjet e tij me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Ai u qëllua për vdekje, më 20 korrik 2020, vetëm pak sekonda pasi ishte ndalur me makinën e tij në sheshpushimin e pallatit ku banonte në vendin e njohur si ‘Rrethrrotullimi i Luleve’ në Elbasan.

 

The post Identifikohet viktima/ I vuri tritolin ‘Kel Llumit’ në Elbasan, por vdiq vetë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *