Rama takohet me Belerin si eurodeputet

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryeministri Edi Rama është takuar mëngjesin e të martës me një grup eurodeputetësh, mes tyre edhe Fredi Belerin, të cilët janë pjesë e një komisioni të Parlamentit Europian për Shqipërinë. Takimi ka ndodhur në ambientet e hotelit ku po qëndronin eurodeputetët dhe se nuk do të ketë takim në Kryeministri.

Këtë e konfirmoi eurodeputeti Sebastian Everding. I pyetur pse Beleri nuk ishte me ta, ai u përgjigj: “Ndoshta ka turp nga gjithë ky PR… Ishte në takimin në hotel…”.

Burime diplomatike thanë se ekipi i eurodeputetëve do të qëndrojë në vendin tonë deri më 31 tetor.

Ata janë pjesë e Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, anëtar i të cilit është edhe ish-kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Alred Beleri, i cili nuk e gëzoi detyrën për shkak të arrestimit dhe dënimit për korrupsion zgjedhor.

Në agjendën e eurodeputetëve është gjithashtu edhe një takim me drejtuesit e Kuvendit të Shqipërisë.

(A2 Televizion)

The post Rama takohet me Belerin si eurodeputet appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *