Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një tjetër krizë po godet familjen Beckham. Brooklyn Beckham, djali i madh i David dhe Victoria Beckham, raportohet se ka shkëputur kontaktet me familjen e tij, duke mos iu përgjigjur më prindërve dhe vëllezërve.
Sipas Page Six, përçarja ka ndodhur në një moment simbolik, kur David Beckham pritet të nderohet me titullin “Sir”. Brooklyn e mësoi lajmin nga mediat, jo nga familja.
Ai nuk mori pjesë as në festimet e 50-vjetorit të të atit, për shkak të pranisë së Kim Turnbull, ish-e dashura e tij dhe partnerja e atëhershme e vëllait Romeo. Brooklyn jeton në Los Angeles me bashkëshorten Nicola Peltz dhe thuhet se është afruar më shumë me familjen e saj miliardere.
Edhe pse Victoria mbështeti publikisht Nicola-n në premierën e “Lola” në 2024, aktualisht thuhet se nuk ka më komunikim mes tyre. Kontaktet mungojnë edhe me motrën Harper dhe vëllain Cruz, ndonëse nuk raportohet ndonjë konflikt i drejtpërdrejtë.
Përfaqësuesit e Brooklyn mohojnë gjithçka, duke kërkuar që vëmendja të përqendrohet te nderimi i David Beckham. Ndërkohë, Romeo mbajti fjalimin familjar në darkën e ditëlindjes dhe është ndarë nga Kim Turnbull./E.Ç
