Tjetër i ri dyshohet se i ka dhënë fund jetës në Fier

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 28-vjeçar është gjetur sot pa shenja jete nga familjarët në oborrin e banesës së tij në Cakran të Fierit.

I riu N.Ll., dyshohet se është vetëvrarë. Grupi hetimor po heton për rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa mendohet se 28-vjeçari është vetëvarur në oborr.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në fshatin Cakran, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi N. Ll., 28 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

The post Tjetër i ri dyshohet se i ka dhënë fund jetës në Fier appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: