Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë/ Qëllohet në drejtim të një lokali

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur drejt një lokali në Fushë Krujë, në orët e para të mëngjesit të sotëm (20 Qershor). Ngjarja ka ndodhur reth orës 01:10 dhe pronari i lokalit Mond Voga ka njoftuar policinë.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri, teksa plumbat kanë prekur ambientet e jashtme të lokalit. Si pasojë e të shtënave ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë po punohet për identifikimin e autorit/ëve.

The post Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë/ Qëllohet në drejtim të një lokali appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: