Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Janaid Myzyri, i pezulluar nga detyra, është paraqitur në Apelin e GJKKO, për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ të vendosur ndaj tij.

Myzyri është marrë i pandehur nga SPAK për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” pas pesë vitesh hetime.

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë la në fuqi masat e sigurisë dhënë në mungesë ndaj kreut të KPP Jonaid Myzyri. Ai dyshohet pë favorizm me tendera dhe shpërdorim detyre me tenderin e mirëmbajties në aksin Shpal – Rrëshen.

Hetimi ndaj tij, sipas SPAK, ka filluar në vitin 2020, kohë kur ai ka marrë detyrën, pas dyshimeve se ai kishte diktuar veprimet e anëtarëve të tjerë të KPP në rastet e shqyrtimit të ankesave ndaj procedurave të prokurimit.

Myzyri është gjetur përgjegjës për veprimet e tij në procedurën e prokurimit të vitit 2020 i shpallur atëherë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga Rreshen (U.Fanit)- Shpal, Shpal- Q.Bene- K.Hadroj, Shpal-Ura e Repsit”, me fond limit 219.8 milionë lekë. Po ashtu, Myzyri është duke u hetuar dhe për procedura të tjera prokurimi, ndërsa SPAK i ka komunikuar akuzën më 4 korrik.

Komisioni i Prokurimit Publik është organi më i lartë administrativ në fushën e prokurimeve që shqyrton ankesat për procedurat e prokurimit publik, koncesioneve, partneritetit publik privat, ankandeve publike dhe procedurave konkurruese të dhënies së lejeve minerare. Ky organ është krijuar me ligjin e vitit 2009 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin e vitit 2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.

Ky komision përbëhet nga 5 anëtarë, nga të cilët një kryetar dhe një nënkryetar. Kryetari dhe anëtarët e KPP emërohen nga Kuvendi me propozim të Këshillit të Ministrave për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë.

Të pandehur nga SPAK janë marrë edhe 7 zyrtarë te tjerë si dhe 3 përfaqësues të kompanive të ndërtimit.

Zyrtarët e pandehur:

Vilma Zhupaj
Lindita Skeja
Merita Zeqaj
Enkelejda Bega
Vladimir Hodaj
Marjana Hasani
Gerald Adhiaj

The post appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: