Jahti i Abdullah bin Zayed Al Nahyan në Dhërmi, sheiku drejt vilës së Ramës (FOTO)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Këtë të shtunë jahti luksoz “Opera” i sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe është stacionuar përballë Havanës së vjetër në Dhermi. Sheiku bin Zayed Al Nahyan është larguar nga jahti me skaf i shoqëruar nga policia. Burimet nga vendngjarja tregojnë se ai është duke u shoqëruar drejt vilës së kryeministrit Rama.

Më herët zëvendëskryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Jashtme, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan ka vizituar edhe Tiranën, ku është pritur me gjithë salltanetet nga kabineti Rama.

Disa ditë më parë, kryeministri Rama ka pritur në një takim privat në Dhërmi edhe Alexandër Soros dhe bashkëshorten e tij, Huma Abedin.

The post Jahti i Abdullah bin Zayed Al Nahyan në Dhërmi, sheiku drejt vilës së Ramës (FOTO) appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: