Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Gjyqtarit hetues i zjarr përplasjes fatale të dy trenave në Tempi, mbrëmjen e 28 shkurtit 2023, mesohet se ka marrë raportin e plotë të Drejtorisë për Luftimin e Krimeve të Zjarrvënies.
Në këtë raport voluminoz, sipas mediave greke, theksohet se lokomotiva e dytë e trenit të mallrave ka pësuar deformime për shkak të përplasjes, por nuk ka asnjë gjurmë djegieje ose dëmtime të tjera nga ekspozimi në zjarr, dhe as në brendësi të kabinës nuk u identifikuan shenja zjarri.
Ky përfundim hedh poshtë plotësisht teoritë që kishin ngritur disa nga këshilltarët teknikë të familjeve të viktimave të tragjedisë, si dhe raportin e mëparshëm të EODASAAM (Organizata Kombëtare për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Hekurudhore), i cili madje pretendonte se pas sediljeve të kabinës së dytë ishte vendosur një ngarkesë shpërthyese e paligjshme.
Pas dorëzimit të këtij raporti të rëndësishëm të ΔΑΕΕ, hetimi gjyqësor ndodhet në fazën përfundimtare dhe pritet vetëm dorëzimi i analizave përfundimtare nga Kimia e Përgjithshme e Shtetit, për të përmbyllur procesin hetimor.
Një çështje që mbetet ende pezull lidhet me përgjegjësinë e ish-sekretarëve të përgjithshëm të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, për të cilën do të vendosë Këshilli Gjyqësor, që pritet të krijohet në ditët në vijim. Ky këshill do të shqyrtojë gjithashtu dhe mundësinë e ndjekjes penale të ish-ministrit të Transportit, Kostas Karamanlis.
Kujtojmë se në fund të shkurtit 2024, pas publikimit të raportit të EODASAAM, skenari për një ngarkesë të rrezikshme dhe të djegshme në vagonin e dytë bosh të trenit te mallrave, ishte konsideruar si një pistë e mundshme.
Në mars 2024, në kuadër të një hetimi teknik të kërkuar nga gjyqtari hetues, një ekip i DAEΕ, së bashku me specialistë të Shërbimit Kimik të Larisës dhe ekspertë gjyqësorë, shkuan në zonën e Koulouri, për të verifikuar pikërisht këtë pistë, pra nëse në kabinën e dytë ishte transportuar ndonjë lloj ngarkese që mund të shkaktonte zjarr apo shpërthim.
Gjashtë muaj më vonë, konkluzioni i qartë i DAEΕ është se nuk ekziston asnjë provë që të mbështesë skenarin e djegies apo ndonjë lloj shpërthimi në kabinën e dytë.
Për të njëjtën arsye, është zhvilluar edhe një ekspertizë e veçantë nga një profesor i shkencave të metalurgjisë dhe minierave nga Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës (NTUA), i cili gjithashtu vizitoi zonën në të njëjtën periudhë dhe arriti në përfundimin se deformimet në kabinë ishin rezultat i përplasjes, jo i ndonjë shpërthimi.
The post Aksidenti tragjik i trenave në Greqi, çfarë thotë raporti i plotë hetimor appeared first on Lapsi.al.
