Këngëtari Jozi reagon pas sulmit me tritol

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pas lajmeve të shumta që qarkulluan në media, ku këngëtari i njohur Jozi u përfol se ishte cak i një sulmi me tritol, artisti ka vendosur të reagojë publikisht.

Në një postim në Instastory, Jozi i ka quajtur lajmet e përhapura si hamendësime të portaleve, duke theksuar se nuk ka asgjë të vërtetë në to.

Ai ka sqaruar se organet shtetërore tashmë kanë dalë me një deklaratë zyrtare, duke përcaktuar qartë se kujt i është drejtuar sulmi.

Rreth asaj që po flitet për mua, nuk është e vërtetë. Organet shtetërore kanë nxjerrë një deklaratë shumë të qartë se ku ka ndodhur, ndërsa portalet hamendësojnë sikur të ishin pjesë e asaj ngjarjeje, ishte për të e për atë. Ju detyrohem t’ju sqaroj që nuk qëndron kështu e vërteta.” tha Marku.

Në fund të reagimit të tij, këngëtari ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ndjekësit dhe miqtë që i kanë shkruar dhe janë treguar të shqetësuar për gjendjen e tij.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe kujdesin. Jam mirë dhe ju vlerësoj pafund,” ka shkruar Jozi.

Ndërkohë, Policia vijon hetimet për shpërthimin me lëndë plasëse. Një sasi e vogël lënde plasëse e dyshuar artizanale plasi rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të shtetases M. D, alias M. B.,në fshatin Gurëz.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe territorit përreth, rezultoi se porta e murit rrethues të banesës ishte dëmtuar lehtë nga shpërthimi i lëndës plasëse, e dyshuar artizanale. Në vijim të veprimeve, grupi hetimor gjeti në rrugë, në afërsi të banesës, disa gëzhoja në dukje të vjetra, të cilat u sekuestruan dhe administruan në cilësinë e provës materiale.

The post Këngëtari Jozi reagon pas sulmit me tritol appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: