Moti – Dita e sotme me kthjellime, ulen temperaturat

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ditën e sotme (1 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime të herëpashershme vranësirash të pakta deri mesatare dhe kryesisht në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore të vendit.

Sipas SHMU, era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.

The post Moti – Dita e sotme me kthjellime, ulen temperaturat appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: