Kuvendi mblidhet sot në seancë maratonë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme në seance plenare maratonë. Në seancën e sotme pritet që kryeministri Rama të paraqesë programin e ri qeverisës për mandatin e katërt. Pas fjalës së kryeministrit, foltorja i kalon opozitës, ku pritet të marrë fjalën kreu i PD-së Sali Berisha.

Ndërkohë që ditën e djeshme në Konferencën e Kryetarëve, u vendos që çdo deputet do të ketë në dispozicion nga 10 minuta për të folur. Rregullorja e Kuvendit parashikon që vetëm kryeministri dhe kreu i opozitës gëzojnë të drejtën të flasin pa kufizim kohe ose në barazi kohore me njëri-tjetrin.

The post Kuvendi mblidhet sot në seancë maratonë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: