Dëshmia e kamarierit, si u vranë dy të rinj për një kafe

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Zbardhet dëshmia e kamerierit të lokalit ku mbetën të vrarë Flori Paluçi, 33 vjeç dhe Aranit Kurti, 23 vjeç, mbetën të vrarë pas sherrit për një kafe në një lokal pranë një karburanti në Manëz të Durrësit.

“Ishte ora rreth 1:45 (22 tetor 2025) në momentin e ngjarjes ishin 5 persona, Daniel Pepa hyri i pari në lokal me shokun e tij dhe më kërkoi kafe, ekspresi ishte i fikur dhe ju thashë që nuk shërbejmë kafe në këtë orë. Ai më ktheu se dua kafe patjetër dhe filloi të më fyente me fjalë të rënda. Nuk e vazhdova më bisedën por ndërhyri Flori Paluçi për të më mbrojtur mua, Flori është banor i zonës dhe klient i lokalit, pra e njoh. Aty filloi konflikti fizik mes tyre, dhe dolën përjashta lokalit për ta vazhduar konfliktin” ka thënë kamarieri duke zbuluar shkakun banal të sherrit që përfundoi me dy të vrarë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Flori Paluçi, njëri nga viktimat ka qenë person i skeduar në Itali për krime të ndryshme, dhe më herët ka qenë pjesë e një grupi grabitësish, që vepronte në territorin italian. Ky vrau Aranit Kurtin. Ndërsa Flori Paluçi mbeti i vrarë nga Daniel Pepa i cili është në kërkim nga policia dhe njihet si i ri problematik në zonë.

The post Dëshmia e kamarierit, si u vranë dy të rinj për një kafe appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: