Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK, Gentian Gjyli shoqërohet nga avokati

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli ëstë paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Ai është parë të hyjë në prokurorinë e Posaçme në orën 09:00.

Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së tij në SPAK, ndërsa kujtojmë se më 13 maj, Gjyli u mor zyrtarisht i pandehur nën akuzat për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim detyre”.

Sipas burimeve zyrtare nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, hetimet kanë zbuluar së paku 10 praktika tenderimi të dyshuara për parregullsi, të cilat përfshijnë procedura fiktive dhe favorizime në dhënien e kontratave publike.

The post Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK, Gentian Gjyli shoqërohet nga avokati appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: