Surprizat, Vijareali mposhtet në Qipro, Çelsi bllokohet në Azerbajxhan

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ndeshjet e të mërkurës në Ligën e Kampioneve kanë dhuruar rezultate të papritura që në dy ndeshjet e para, ku pretendentët e Vijareal dhe Çelsit nuk ia kanë dalë të marrin fitore.

Spanjollët janë mposhtur me shifrat 1-0 në Qipro përballë debutuesve të Pafos, me një gol të pësuar në startin e pjesës së dytë. Vijareali kësisoj është me një këmbë jashtë turneut që tani, pasi ka vetëm 1 pikë pas katër ndeshjesh.

Ndërkohë, Çelsit iu desh një gol i Garnaços në fraksionin e dytë të lojës, për të marrë të paktën një barazim në Azerbajxhan përballë Karabakut, i cili i kishte përmbysur avantazhin fillestar me Estevaon.

PAFOS-VIJAREAL 1-0
47′ Lukasen

Goli i Lukasen (VIDEO)

KARABAK-ÇELSI 2-2
29′ Lenadro Andrade, 39′ (p) Jankoviç / 16′ Estevao, 52′ Garnaço

Goli i Garnaço (VIDEO)

Goli i Jankoviç (VIDEO)

Goli i Leandro Andrade (VIDEO)

Goli i Estevao (VIDEO)

gijotina.com/

The post Surprizat, Vijareali mposhtet në Qipro, Çelsi bllokohet në Azerbajxhan appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: