Aida Hajnaj padi në Gjykatën Administrative, kërkon pezullimin e garës për drejtues departamenti në polici

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Aida Hajnaj ka bërë padi në Gjykatën Administrative të Tiranë, me këtë të fundit që ka caktuar ditën e martë si seancë të parë.

Ajo kërkon të pezullohet konkursi për drejtorin e departamentesh deri sa Gjykata të japë vendimin.

Ajo kërkon të kthehet si zv.drejtoreshë e përgjithshme e policisë, ose siç e parashikon ligji, drejtoreshë departamenti, gjë të cilën nuk ia kanë bërë.

Hajnaj ka qenë drejtore e BKH-së deri më 1 shtator të këtij viti. Pasi i mbaroi mandati, ajo nuk është lejuar të kthehet në detyrë, por ndërkohë policia ka hapur garën për drejtorë departamentesh./ TCH

The post Aida Hajnaj padi në Gjykatën Administrative, kërkon pezullimin e garës për drejtues departamenti në polici appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: