Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kreu i PD Sali Berisha ka folur në lidhje me takimin e mbajtur nga Ervin Salinji me më të votuarit në procesin e Primareve.
Në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se askush nuk ka qenë i përjashtuar nga partia, ndërsa ka shtuar se problem serioz ka qenë angazhimi total në mbrojtjen e votës.
“Kandidatët e Primareve i kam takuar ose telefonuar. Vetë Salianji ka qenë disa herë në këtë zyrë, Alimehmeti edhe më shpesh. Në këtë kontekst, askush nuk është i përjashtuar në këtë parti.
Ka pasur një problem serioz, angazhimi ynë total në mbrojtjen e votës. Në rast se rikujtoni deklaratat e mia, kanë qenë 12, e para me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por kam bërë një zotim, që do të mbroj votën”, tha ai.
The post Berisha flet për takimin e Salianjit dhe Alimehmetit me më të votuarit e primareve appeared first on Lapsi.al.
