17:07 Poem Blu feston ditëlindjen e saj të 5-të, Sara publikon foto me të bijën! Ledri mungon

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Poem Blu, vajza e këngëtarit të njohur Ledri Vula dhe influenceres Sara Hoxha, ka festuar ditëlindjen e saj të 5-të.

Sara ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa momente të bukura nga surpriza e përgatitur në shtëpi për të bijën.

Krahas postimit, ajo ka shprehur emocionet e saj me një mesazh: “Ajo u zgjua sot mes tullumbaceve, por unë zgjohem çdo ditë mirënjohëse për të. Gëzuar ditëlindjen e 5-të, vajza ime”.

Ndërkohë, edhe pse jo pranë saj në ditëlindje, urimi i Ledrit nuk ka munguar.

Këngëtari ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar vajzën, ku ai ka publikuar një nusepashkë, ndërsa shkruan se ajo i ka shkuar pranë pak minuta pas orës 00:00.

“Pak minuta pas orës 00:00, ky mik i vogël erdhi të më vizitonte. Hi5, POI”, shkruan Ledri.

Poem Blu feston ditëlindjen e saj të 5-të, Sara publikon foto me
Shpërndaje: