Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i përditëson të dhënat lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Në përditësimin e fundit, KQZ njofton se kanë votuan 51 mijë e 163 qytetarë.
Shprehur në përqindje, deri tani të drejtën e votës e shfrytëzuan 2.56% e qytetarëve.
Sipas raportimeve, në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, pjesëmarrja e qytetarëve në qendrat e votimit në Kamenicë po është aktive që nga orët e para të mëngjesit.
The post Kosovë: KQZ njofton pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 09:00 appeared first on Euronews Albania.
