74-vjeçari plagos gruan në Greqi, në gjendje të rëndë në spital! Autori i jep fund jetës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një incident i rëndë dhune në familje u registrua të dielën pasdite në Greqi. Ngjarja ndodhi në Gyzi ku një burrë 74-vjeçar sulmoi me thikë gruan e tij 68-vjeçare duke e plagosur në qafë. Më pas i dha fund jetës duke rënë nga çatia e një pallati.

Gruaja u dërgua e gjallë në spital, ku po trajtohet në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi në një apartament gjatë një sherri mes çiftit. Menjëherë pas kësaj, autori dyshohet se është ngjitur në çatinë e një pallati apartamentesh ku ka rënë në boshllëk.

Në trupi i tij u gjet një shënim ku shkruhej: “Nuk mund ta duroja më këtë situatë”. Thika e vrasjes u gjet gjithashtu pranë autorit të krimit.

The post 74-vjeçari plagos gruan në Greqi, në gjendje të rëndë në spital! Autori i jep fund jetës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: