Në shumicën e vendvotimeve ka nisur numërimi i votave të hedhura sot nga qytetarët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në uebsajtin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të Kosovës thuhet se nga numërimi i 1236 kutive të votimit, nga 2,557 në total, rezulton se:
Lëvizja VETËVENDOSJE ka marrë 49.18% të votave
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS (PDK) ka marrë 19.99% të votave
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS (LDK) ka marrë 14.01% të votave
ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK) ka marrë 7,11% të votave
SRPSKA LISTA ka marrë 3.42% të votave
NISMA SOCIALDEMOKRATE (NISMA) ka marrë 1.51% të votave
Sot në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kishin 1.999.024 qytetarë. Procesi i votimit u zhvillua në 910 qendra me gjithsej 2.557 vendvotime, nga ora 07:00 deri në 19:00. Sipas të dhënave preliminare, dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte 45 për qind.
gijotina.com/
The post Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 19% e votave: Kryeson VV me 49.18% , ja si ndahen votat e tjera appeared first on GIJOTINA.
