Dinamo është ekipi që ka fituar Superkupën e Shqipërisë pasi mposhti Egnatian 3-1.
Sfida nisi mirë për rrogozhinasit, të cilët kaluan në avantazh pas 9 minutash lojë me Ruçin, i cili përfitoi nga një gafë e prapavijës dinamovite dhe nuk gaboi përballë Teqjas.
Dinamo reagoi fuqishëm në pjesën e dytë ku brenda pesë minutave (54’-59’) Bregu dhe Nani përmbysën rezultatin, ndërsa Qefalija shënoi golin e tretë që vulosi fitoren.
Të besuarit e Ilir Dajës fitojnë kështu trofeun e parë të sezonit, duke mbyllur vitin 2025 në mënyrën më të mirë të mundshme.
The post Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë, mposht Egnatian 3-1 appeared first on Euronews Albania.
