LVV kryeson bindshëm, mbi 73% e votave të numëruara! Ja rezultati i deri tani

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Numërimi i votave po vazhdon, dhe sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja VETËVENDOSJE! është përforcuar si forcë e parë në zgjedhjet e fundit. LVV ka siguruar 50.21% të votave, ose 313,767 vota në të gjithë vendin, me bazë mbi 73% të votave të numëruara.

Pas LVV-së, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 20.36% të votave (127,243 vota), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) merr vendin e tretë me 14.15% (88,388 vota).

Të tjera rezultate paraprake tregojnë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka 6.29% (39,334 vota), Lista Serbe 3.23% (20,154 vota) dhe Nisma Socialdemokrate 1.58% (9,869 vota).

Sipas të dhënave të paraqitura nga KQZ-ja, numërimi ka arritur mbi 73% të vendvotimeve, ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë rreth 32%. Harta zgjedhore tregon një mbulim të gjerë në të gjitha komunat e Kosovës.

Autoritetet zgjedhore nënvizojnë se rezultatet janë paraprake dhe do të konfirmohen pasi të përfundojë numërimi i plotë.

The post LVV kryeson bindshëm, mbi 73% e votave të numëruara! Ja rezultati i deri tani appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: