Bastisje në pronat e ish-zyrtarëve të BKS-së, 39 të arrestuar në Kosovë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë me dije këtë të enjte se ka zhvilluar bastisje në pronat e ish-zyrtarëve të Byrosë Kosovare e Sigurimit. Kryeprokurori Petrit Kryeziu dhe Kapiteni Fatmir Karaliti njoftuan se janë arrestuar 39 persona.

Gjithashtu janë bllokuar llogari bankare në vlerë monetare mbi 1.3 milion euro. Lidhur me këtë rast janë përfshirë disa prokurorë dhe disa hetues. Në operacion janë angazhuar rreth 400 zyrtarë policorë.

Kryeziu tha se  hetimet për këtë rast kanë nisur që në mars të vitit 2025, ndërsa aksionit të sotëm i kanë paraprirë një sërë veprimesh hetimore intensive. Sipas tij, bëhet fjalë për keqpërdorimet dhe dëmet që janë bërë në Byronë Kosovare të Sigurimeve në vlerë prej mbi 1 milionë euro.

“Në mesin e hetimeve janë ish-drejtori ekzekutiv i BKS-së dhe ish-drejtori i departamentit financiarë të hetimeve po ashtu të BKS-së, të cilët duke keqpërdorur autorizimet që iu kanë besuar nga BKS-ja ju kanë mundësuar personave të ndryshëm që të kryejnë transaksione të ndryshme ku kanë arritur përfitime të mëdha për vete.

Duke i shkaktuar dëm të madh BKS-së në vlerë prej 1 milionë e 43 mijë euro, po ashtu kanë keqpërdorur autorizimet ekonomike dhe kanë përpiluar dokumente të falsifikuara”, ka thënë Kryeziu

The post Bastisje në pronat e ish-zyrtarëve të BKS-së, 39 të arrestuar në Kosovë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: