Barcelona shkatërron Athletic Bilbaon 5-0 dhe kalon në finalen e Superkupës së Spanjës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Barcelona ka dhuruar spektakël në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Spanjës, aty ku triumfoi me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Athletic Bilbaos. Një duel i dominuar plotësisht nga blaugranët, të cilët nuk i dhanë asnjë mundësi kundërshtarit, jo vetëm për të shënuar, por madje as për t’iu afruar portës. Pjesa e parë u mbyll me një “poker” të katalanasve, që gjetën avantazhin me Ferran Torres dhe më pas vijuan të shënojnë me Fermin Lopez, Bardghji dhe Raphinha.

Në fraksionin e dytë ishte sërish braziliani që shënoi golin e pestë, duke vulosur triumfin, me Barcelonën që avancon në finale, aty ku pret fituesin e çiftit Real–Atletico Madrid. Ky duel luhet mbrëmjen e kësaj të enjte, po në Arabinë Saudite. “Los Blancos” cilësohen favoritë për fitimin e ndeshjes dhe avancimin më tej, ku në rast se ndodh, do të kemi një finale “El Clasico”.

Eder Militao dhe Kylian Mbappé nuk janë në dispozicion të galaktikëve, ndërsa në anën tjetër, te Atletico mungon dyshja Lenglet–Gonzalez. Megjithatë, të dy teknikët e kanë të qartë formacionin e kësaj supersfide, teksa kanë mbyllur edhe përgatitjet. Ndeshja e fundit e luajtur mes tyre në La Liga në vitin 2025 u mbyll me fitoren e thellë 5-2 të “Los Colchoneros”.

The post Barcelona shkatërron Athletic Bilbaon 5-0 dhe kalon në finalen e Superkupës së Spanjës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: