Interi ka vijuar serinë e rezultateve pozitive në kampionatin italian, aty ku regjistroi fitoren e gjashtë radhazi në këtë kompeticion dhe të 14-ën që nga nisja e sezonit. Zikaltrit po përpiqen të shkëputen nga ekipet e tjera të kreut, ndërsa aktualisht kanë 4 pikë më tepër se Milani, por këta të fundit janë me një ndeshje më pak. Të mërkurën ishte radha e Parmës për t’u mposhtur, e cila, edhe pse në shtëpi, e pati të pamundur përballë skuadrës së Chivu.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Interit pas golit të Di Marco-s, ndërsa në fund të lojës vulosi triumfin Thuram, teksa më herët u anulua një gol për pozicion të parregullt me autor Bonny. 14 fitore dhe 4 humbje për Interin në 18 javë, 42 pikë të grumbulluara.
Napoli ka hedhur një hap fals përballë Veronës, ndërsa rrezikonte të dilte pa pikë. Miqtë e mbyllën pjesën e parë me epërsinë e dyfishtë pas golave të Frese dhe Orban. Në të dytën, Napoli reagoi me McTominay dhe Di Lorenzo, ndërsa iu anulua një gol sulmuesit Hojlund. Në ndeshjet e tjera, Atalanta mposhti Bolonjën, Udinese Torinon, ndërsa Lazio–Fiorentina përfundoi 2-2.
The post VIDEO/ Interi vijon marshimin në Serie A, Napoli ndalet nga Verona appeared first on Euronews Albania.
