Shorti i gjysmëfinaleve të edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest ka përcaktuar ndarjen e performancave të shteteve në dy netët gjysmëfinale në një ceremoni që u mbajt në Rathaus të Vjenës.
30 nga 35 transmetuesit janë lejuar të konkurrojnë në gjysmëfinale, ku secila prej tyre do të mirëpresë nga 15 performanca.
Renditja e saktë e konkurrimit për të dyja gjysmëfinalet do të përcaktohet në fund të muajit mars. Shqipëria do të përfaqësohet në “Austria Arena” me këngën “Nan” nga Alis Kallaçi.
Pas bashkimit të votimit të publikut dhe jurisë, 10 vendet më të mira të secilës gjysmëfinale do t’u bashkohen në finalen e madhe 5 vendeve të kualifikuara më parë ndërsa finalja do të mbahet më 16 maj.
Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Austria janë të kualifikuara automatikisht në finale, por duhet të transmetojnë dhe të votojnë në njërën nga netët gjysmëfinale.
Gjysmëfinalja e parë – 12 maj
Shtetet performuese janë:
Gjeorgjia (GPB)
Portugalia (RTP)
Kroacia (HRT)
Suedia (SVT)
Finlanda (YLE)
Moldavia (TRM)
Greqia (ERT)
Mali i Zi (RTCH)
Estonia (ERR)
San Marino (RTV)
Polonia (TVP)
Belgjika (RTBF)
Lituania (LRT)
Serbia (RTS)
Izraeli (KAN)
Gjysmëfinalja e dytë – 14 maj
Shtetet performuese janë:
Armenia (AMPTV)
Rumania (TVR)
Zvicra (SRG SSR)
Azerbajxhani (Ictimai)
Luksemburgu (RTL)
Bullgaria (BNT)
Çekia (ČT)
Shqipëria (RTSH)
Danimarka (DR)
Qipro (CyBC)
Norvegjia (NRK)
Malta (PBS)
Australia (SBS)
Ukraina (Suspilne)
Letonia (LSM)
The post Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, data kur do të konkurrojë Shqipëria appeared first on Euronews Albania.
