Video e Yamal nga festa nxjerr zbuluar Szczensny duke pirë duhan

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Barcelona festoi fitoren e Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit në Xheda, por festimet u shoqëruan edhe me një moment të papritur. Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Instagram nga dhoma e zhveshjes, Lamine Yamal po filmonte shokët e skuadrës kur kamera u ndal mbi portierin Wojciech Szczesny, i cili po pinte duhan.

Sapo e kuptoi situatën, Yamal e largoi menjëherë kamerën, duke komentuar: “Nuk mund ta filmoj këtë”, dhe e ndërpreu transmetimin për të shmangur përhapjen e pamjeve. Megjithatë, videoja arriti të qarkullojë në rrjetet sociale.

The post Video e Yamal nga festa nxjerr zbuluar Szczensny duke pirë duhan appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: