Një person ka humbur jetën dhe të paktën gjashtë të tjerë janë plagosur pas një të shtënë me armë në bashkinë e qytetit Chribska, rreth 110 kilometra në veri të Pragës, njoftoi policia të hënën.
Policia bëri me dije se i dyshuari për ngjarjen u qëllua për vdekje dhe se nuk ka rrezik të mëtejshëm për publikun. Ndër të plagosurit është edhe një oficer policie.
Motivi i ngjarjes nuk është ende i qartë, por psikologë janë dërguar në qytet për të ndihmuar të prekurit. Autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të të shtënave.
The post Të shtëna me armë në Çeki/ Një i vrarë dhe pesë të plagosur, mes tyre një polic appeared first on Euronews Albania.
